Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur drejtues politik për Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun. Me zgjedhjen e Shehut, kreu i PD-së ka plotësuar edhe drejtuesit politik në të gjitha qarqet e vendit.

Kujtojmë se Tritan Shehu ishte një prej të përjashtuarve nga gara nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD. 

Një ditë më parë Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë. Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Ndërkohë që më parë PD ka përcaktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në DibërHelidon Bushati  është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokënë Durrës, Enkelejd Alibean në Fier dhe Flamur Hoxhën në Kukësi. 

Ky është vendimi i dytë që hedh poshtë procedurën e përzgjedhjes të kandidatëve për deputetë të PD-së me anë të Komisionit të Vlerësimit, pasi ishte edhe emri i Mark Markut i cili u zgjodh drejtues politik në qarkun e Lezhës, pavarësisht se ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD.