Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Rama në Gjirokastër ku është prezantuar kandidatja e të majtëve për këtë bashki, Zamira Rami.
 
Shehu deklaron se takimi i sotëm ishte vetëm një përpjekje për të ngritur moralin e mbështetësve të pakët që i kanë ngelur në Gjirokastër kandidates së të majtëve, duke i thurrur lavde qeverisjes së ish kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime.
 
Sipas Shehut, Rama kërcënon Gjirokastrën se fitorja e kandidatit të djathtë, Dr. Kokalarit, do të ndërpresë “financimet qendrore”.
 
“Z.Kokalari nuk eshte nga ata qe mund te "pellasin nga Kalaja" sic i drejtohet ne panik dhe pa etike Kryeministri atij, por eshte nga ata qe di te krijoje, te binde njerrezit, t'i sherbeje me devocion qytetareve, te mbroje interesat e tyre, te te gjitheve pa asnje dallim”,- shkruan Shehu.
 
  
Deklarata e plotë e Shehut
 
 
Z.Rama sot ne Gjirokaster i mberthyer nga nervozizmi i humbjes gjate ri prezantimit te kandidates se LSI-se, Zj.Rami.
 
Duke u ndodhur perpara fenomenit tashme te qarte te mbeshtetjes plebishitare, edhe nga socialistet, te kandidatures se Dr.Kokalarit ai i etikon padrejtesisht ata.
Kerkon te ngrere moralin e pak te mbeturve krah Zj.Rami duke i "thurur lavde" qeverisjes 12 vjecare te Z.Bime aty.

Nje pyetje: Z.Bime u "largua dhe u persekutua" per pune te mire apo per...???!!!
Ai kercenon Gjirokastren, ne fakt jo vetem Gjirokastren por te gjithe Shqiperine, se fitorja e Dr. Kokalarit do te nderprese "financimet qendrore".
Shantazh dhe demagogji kjo.

Nderlidhja qender- periferi nuk varet nga vullnete e humore individuale.
Ajo rregullohet nga Kushtetura e kuadri ligjor.
Z.Kokalari do te jete nje kryetar bashkie, qe do te di te nxjerre Gjirokastren nga prabambetja e thelle 12 vjecare, ta zhvilloje ate, te respektoje ligjin e te bashkepunoje me instancat e tjera shteterore, lokale apo qendrore.

“Z.Kokalari nuk eshte nga ata qe mund te "pellasin nga Kalaja" sic i drejtohet ne panik dhe pa etike Kryeministri atij, por eshte nga ata qe di te krijoje, te binde njerrezit, t'i sherbeje me devocion qytetareve, te mbroje interesat e tyre, te te gjitheve pa asnje dallim”, shkruan Shehu.

shehu
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)