Partia Demokratike kërkon transparencë lidhur me projektin e Ministrisë së Shëndetësisë, për transferimin e ambulancës së Tiranës te spitali i “Traumës”, “Nënë Tereza” dhe “Sanatoriumi”. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në selinë blu, Tritan Shehu, shprehet se Tirana e ka të nevojshme ruajtjen e ambulancës, por edhe ngritjen e të tjerave, duke u bazuar në dimensionet e problemet e kryeqytetit.
Sipas tij, reagimi i ministrit Ilir Beqaj, se urgjenca do të funksionojë sipas një modeli të ri, në mënyrë që shërbimi të jetë sa më i mirë, është spekulativ dhe tenton të hedhë mjegull. “Aktualisht po kryhen veprime jo serioze, jo transparente me qendrën e Urgjencës Ambulatore të Tiranës, e cila është një qendër e konsoliduar në specialiste, pozicion e traditë dhe si e tillë duhet të vazhdojë të qëndrojë si përbërëse e projektit të madh, në nivelin mjekësor e paramjekësor të tij”, u shpreh ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.
Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Shëndetësisë në PD
“Ndoqa prononcimin e para pak minutash të z.Beqaj për urgjencën. Në realitet nuk shprehet asgjë konkrete, veçse kërkohet të hidhet mjegull. Ndryshe nga ajo që thotë Ministri, ne mbështesim domosdoshmërinë e reformimit të thellë të sektorit të Urgjencës, jo vetëm ambulatore, por dhe të asaj spitalore.
Mbështesim krijimin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, ngritjen e saj në nivelet reanimatore, medikale e paramedikale, si dhe atashimin e nivelit të parë me qendrat me shtretër.
Për këto arsye kemi përkrahur ligjin mbi urgjencën të miratuar më 2014, megjithë disa objeksione që kemi. Kemi votuar mbështetjen italiane për Qendrën e Traumës etj, si themelore për shërbimin e urgjencës, por që politika dritë-shkurtër e qeverisjes ja kaloi Ministrisë së Mbrojtjes, gjë që dëmton të gjithë projektin.
E njëjta gjë u realizua edhe me njësinë e helikopterëve sanitarë, me pasoja negative kjo.
Aktualisht po kryhen veprime jo serioze, jo transparente me qendrën e Urgjencës Ambulatore të Tiranës, e cila është një qendër e konsoliduar në specialiste, pozicion e traditë dhe si e tillë duhet të vazhdojë të qëndrojë si përbërëse e projektit të madh, në nivelin mjekësor e paramjekësor të tij.
Tirana ka nevojë jo vetëm për ta ruajtur këtë qendër, por edhe për disa të tjera të tilla, duke u bazuar në dimensionet e problemet e Kryeqytetit.
Ne kërkojmë transparencë e bërjen publike të të gjithë këtij projekti e detajeve të tij.
Ne këmbëngulim që shërbimi i kësaj urgjence bazale duhet të jetë përgjegjësi e shtetit, e organizuar dhe financuar tërësisht nga shteti. Kjo është e vërteta që nuk mund të fshihet me spekulime”!
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com