Fushë Kruja është tronditur natën e kaluar nga një sasi e madhe tritoli, që ka shkrumbuar një makinë. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:45, në fshatin Halil, ku ësht1% djegur makina tip "Audi 80", në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv. Grupi hetimor por punon intensivi.

Ndërkohë, burime bënë të ditur për Report Tv se në kohën e fushatës së fundit zgjedhore i është vënë eksploziv dhe lokalit, që është në pronësi të djalit të 60-vjeçarit, në Krastë të Krujës. 

tritol fushe kruje

tritol fushe kruje

d.c./shqiptarja.com