SARANDË- Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Lefter Lefteri i njohur ndryshe Afez Kulla.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04.35 ne lagjen nr.1 të Sarandës. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.
Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qene punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Shteti qe eshte shtet kur nevojitet te fut tritolin edhe naten nqs ndertimi eshte pa leje. :)
Përgjigju