U inaugurua dje, hidhet në erë Ujësjellësi në Delvinë (VIDEO)

Sarandë-Hidhet në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë. Ujësjellësi ishte ndërtuar prej 16 vitesh, ndërkohë që dje u vu në punë për herë të parë.

Ai furnizonte me ujë gjysmën e fshatit ndërsa pjesa tjetër furnizohej nga burimi.

Mësohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti mes banorëve të dy pjesëve të fshatit. Pjesa e fshatit që furnizohej nga burimi pretendonte se vënia në punë e ujësjellësit do shteronte burimin dhe pas kësaj ata do të detyrohen të furnizohen me ujë nga ujësjellësi, ku do të paguanin dhe një tarifë të caktuar.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:00 të mbrëmjes së djeshme. Lidhur më këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona.

Policia prej ditës së djeshme ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ujësjellësi ku u vendos tritoli

Vendi ku u vendos tritoli

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/04/2019 09:26

    Kanë dorë terroristët grekë!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 04/04/2019 12:49

    Dhe pastaj fitojne statusin e te persekutuarit politik te regjimit te rames.sa vete e kane fituar ne te kaluaren e asaj qe quhet diktature?

    Përgjigju
  • Maks: 04/04/2019 11:44

    Ky esht akt terrorizmi dhe te ishte ne koh te enverit personit apo me shum persona qe kan marr pjes ne kete akt i pushkatonin dhe familet e tyrrr interrnoheshin

    Përgjigju
    • dada: 04/04/2019 12:02

      Ku je Enver se ti ja dije ketj lloje mileti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën