Tritol godinës te 'Ekonomiku"
ja 5 zonat ku nesër nuk kalohet

Tritol godinës te 'Ekonomikuja 5 zonat ku nesër nuk kalohet">
TIRANE -  Nesër do të bllokohen disa rrugë që lidhen me ndërtesën 5-katëshe në oborrin e Fakultetit Ekonomik, e cila pritet të shembet po nesër.

Ministria e Punëve të Brendshme informon paraprakisht opinionin publik se duke filluar prej orës 07:00 e datës 20 tetor 2013 deri në një njoftim të dytë, nga shërbimet e Policisë së Kryeqytetit do të bëhet bllokimi i zonës në: rrugën “Arben Broci” nga kryqëzimi i rrugës Elbasanit deri tek Kinoklubi i Qytetit Studenti; nga Kinoklubi i Qytetit Studenti deri te fusha e sportit; fusha e sportit deri tek disko Calvin, në rrugën e Elbasanit; disko Calvin deri tek Fakulteti Ekonomik; gjithë gjatësia e rrugës “Gramos Pashko”. 

Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth objektit dhe brenda zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura.
 
Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin nga Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, deri në një njoftim të dytë.
 
ORA 11:21 - POLICIA NIS AKSIONIN PËR PRISHJEN E GODINËS 5-KATËSHE TE EKONOMIKU
Policia e Rendit ka nisur paraditen e sotme aksionin për prishjen e një godinë pa leje në kryeqytet. Godina 5-katëshe është aktualisht në ndërtim, dhe ndodhet në hyrje të Qytetit Studenti. Bllokimi i saj është bërë rreth orës 10:00 të paradites.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat speciale dhe dy kamionë të ushtrisë dhe po punojnë për realizimin e shëmbjes së ndërtesës.

Ndërkaq, INUK po bën matjet e nevojshme për shembjen me tritol të godinës, ndërsa forcat e ushtrisë po hapin vrima në kollonat e saj, pasi aty do të vendosen kallëpët me tritol, që do mundësojnë shëmbjen e ndërtesës.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë