VLORE- Kreu i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, ka mbetur i plagosur, si pasojë e shpërthimit të makinës së tij një fuoristradë Benz Mercedes ML.
Shpërthimi dyshohet se është realizuar me telekomadë dhe lënda plasëse të jetë vendosur që më parë. Berberi ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij me targa Targat AA 167 DV, në bulevardin Vlorë-Skelë në momentin e shpërthimit.
Pas mbërritjes në Tiranë, Berberi i është nështruar dhe një operacioni dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën.
ORA 19: 22 LESKAJ: POLICIA DO TË VEJË KRIMINELËT PARA DREJTËSISË
“Nuk është koha për të spekulluar për të abuzuar politikisht, pasi po flasim për një njeri që është kryetar i një njësie vendore. Nëse Patozi dhe Berisha e kanë seriozish që janë në krah të luftëtarëve ndaj krimit, të denoncojnë publikisht. Unë jam e sigurtë që me punën që po bën policia, kriminalët do të vihen përpara drejtësisë”, deklaroi deputetja Valentina Leskaj pas vizitës që i bëri kryetarit të Komunës Qendër, Fredo Berberi. Leskaj ishte e shoqëruar në Spitalin e Traumës, nga deputeti Fatmir Toçi dhe prefekti i qarkut Vlorë, Besnik Dervishaj.
ORA 18:56 PATOZI: BERBERI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN, TAHIRI SHOW MEN
Deputetët e Partisë Demokratike që kanë vizituar Berberin i kanë uruar atij shërim të shpejtë. Duke folur para gazetarëve, deputetit Astrit Patozi tha se, “lajmi i mirë është se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën”.
“Dënojmë me ashpërsi këtë ngjarje të rëndë, akt terrorist që ndodh në mes të ditës dhe qytetit me të cilin mburret se ka sot kryeministrin përfaqësues”, theksoi Patozi.
Sipas tij, “Qeveria dhe krimi i organizuar janë në garë se kush e përdorë më mirë tritolin.
Shqipëria sot është në epokën e tritolit. Po ta pyesësh kryeministrin sot për rendin në Shqipëri, ta bën me kokë nga ministri Tahiri dhe ky i fundit është bërë show meni më i famshëm i televizioneve shqiptare, ndërkohë që krimi është duke bërë kërdinë”, tha në deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Astrit Patozi.
ORA 18:40 SHPËRTHIMI, POLICIA: GRUP I POSAÇËM HETIMOR
Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mesditën e sotme, ku mbeti i plagosur kryetari i Komunës Qendër, Fredo Berberi. Sipas policisë, “më datë 20.01.2014, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të Poliklinikës së qytetit të Vlorës ka ndodhur një shpërthim. Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë, Prokurorë të Prokurorisë Vlorë, si dhe shërbimet e zjarrëfikëses dhe ambulancës.
Nga veprimet e para procedurale në vendngjarje ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA167DV, me ngjyrë të zezë, i cili ishte duke lëvizur me drejtim Vlorë-Skelë, nën drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi:
Fredo Berberi, 54 vjeç, me detyrë kryetar i Komunës Qendër, Vlorë, i cili është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal Vlorë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur menjëherë një Grup i Posaçëm Hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Ekspertë Kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës.
ORA 18:20 FREDO BERBERI MBERRIN NE TIRANE, E VIZITON EDHE PREFEKTI
Ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet kryetar i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi. Ai u nis rreth orës 16:00 nga qyteti bregdetar dhe rreth orës 18:20 ka mbërritur në spitalin e Traumës, ku do të marrë mjekim më të specializuar.
Në spitalin e Traumës, kanë mbërritur edhe deputetë të PD-së, Arben Ristani, Astrit Patozi, deputetja e PS-së, Valentina Leksaj, Fatmir Toçi, deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, kreu i PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi, e sipmatizantë e të afër të të plagosurit, Fredo Berberi. Vizitë në spital ka bërë edhe prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi.

(Në foto: Kryetari i komunës Qendër në Vlorë Fredo Berberi duke futur në Spitalin e Traumës në Tiranë)
ORA 16:10 DREJTORI SPITALIT: BERBERI NE TIRANE PER MJEKIM TE SPECIALIZUAR
Drejtori i Spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiraj ka bërë të ditur për A1 Report se, Fredo Berberi është nisur për në Tiranë, në spitalin e Traumës ku do i nënshtrohet një mjekimit më të specializuar.
Sipas tij, kryekomunari pas shpërthimit ka pësuar djegie në trup, më shumë në njerën dorë. Gjithashtu ai ka pësuar dëmtime edhe në pjesën e pasme të trupit, si dhe ka thyer një pjesë të legenit. Fillimishte ai i është nënshtruar një nderhyrjeje kirurgjikale në sallnë e operacionit në Spitalin e Vlorës dhe më pas është vendosur të sillet në Tiranë.

(Në foto: Fredo Berberi duke u transportuar nga spitali i Vlorës në Tiranë)
ORA 14:10 VLORE, TRITOL ME TELEKOMANDE MAKINES, PLAGOSET KRYETARI I KOMUNES QENDER
Kreu i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, ka mbetur i plagosur, si pasojë e shpërthimit të makinës së tij.
Shpërthimi dyshohet se është realizuar me telekomadë dhe lënda plasëse të jetë vendosur që më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10 në qendër të qytetit të Vlorës, ku një sasi eksplozivi “ka hedhur në erë” automjetin e kryekomunarit Berberi.
Kreu i komunës Qendër është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e shpërthimit të automjetit tip fuoristradë janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë së Vlorës, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive në makinën e kreut të komunës Qendër.

(Foto: Kryetari i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi dhe makina tip Benz ML që shpërtheu nga tritoli)
/Shqiptarja.com

Berisha: Ky ësht akt terrorist politik ndaj opozitës