Një sasi e vogël tritori është vendosur në derën e shtëpisë së 36-vjeçarit Mariglen Lala në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Rozafa” në Bathore. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.