Tritol në mesnatë lokalit në Fushë Krujë, policia jep detaje, asnjë gjurmë nga autorët

Tritol në mesnatë lokalit në Fushë Krujë, policia jep detaje, asnjë gjurmë nga autorët

Makina e policisë pranë lokalit që iu vendos tritol

Fushë Kruja u trondit rreth mesnatës së djeshme nga shpërthimi i tritolit në një lokal pranë një kompleksi banimi. Disa orë pas ngjarjes ka reaguar policia duke dhënë detaje, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj ngjarje. Lokali ka qenë i mbyllur në momentin kur është vendosur lënda eksplozive dhe për fat të mirë janë shmangur dëmtimet në njerëz, ndërsa ato materiale janë të konsiderueshme. 

Mësohet se pronari është Ibrahim Lami, 50 vjeç, i njohur si biznesmen. Lami nuk njihet si person me precedent penalë, ndërsa për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes pritet dëshmia e 50-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Fushë - Krujë 

Informacion paraprak 

Më datë 29.11.2018, në Fushë - Krujë, në lokalin bar kafe , në pronësi të shtetasit I.L. 58 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë