Renato Kadilli është personi që iu vendos lënda eksplozive në varkë në Pogradec, është emër i njohur për policinë e Korçës.

I arrestuar në muajin shtator për vjedhje pasi rezultoi se kishte vjedhur 25 koshere bletësh në pikën kufitare të Qaf Thanës ndërsa në vitin 2011 u arrestua pasi u kap me 50 kg marijuanë së bashku me vëllain e tij dhe një person tjetër. Dy muaj më parë dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë drejt dy personave në fshatin Zagorcanj.

Burime konfidenciale thonë se ngjarja po hetohet në dy pista siç është ajo e pronësisë dhe konfliktit personal. Mbërritja në vendin e ngjarjes së forcave speciale antieksploziv nga kryeqyteti thanë se lënda e eksplozivit ishe në sasi të konsiderueshme pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com