TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj shpërthimeve me tritol që përfshinë Tiranën mëngjesin e sotëm, duke i cilësuar ata si akte të pastra terroriste.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë tha se aktet terroriste ndaj ministrit të brendshëm ditën e sotme do të marrin atë që meritojnë: dënimin e shtetit.
Kryeministri Rama shprehet se aktet e sotme nuk e kanë trembur aspak vendosmërinë e qeverisë për të luftuar krimin, ndërsa shton se ato i kanë dhënë edhe një motiv më të fortë kësaj lufte.
Sipas Ramës, askush nuk mund ta ndalë punën e policisë dhe të qeverisë, në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri në funksion të shtetit ligjor.
“Akti terrorist ndaj familjes së ministrit të brendshëm, kafshim monstrash që kanë marrë, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit! Kemi çelur epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të luftës dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit përballe krimit. Saimir Tahiri është në krye të kësaj lufte dhe kush ka urdhëruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes së tij, duhet ta mësoje se sot i ka dhënë ministrit tonë e të gjithëve ne, një motiv më shumë për të qenë krenarë e të frymëzuar në çdo qelizë, në kryerjen e detyrës së lartë në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi! Askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri që më në fund do të ketë shtetin e saj të fortë e të drejtë, shtetin modern të shqiptarëve.” u shpreh Kryeministri Rama
Mëngjesin e sotëm në Tiranë janë shënuar dy shpërthime me tritol, njëra farmacisë së Bashkim Tahirit, babait të Ministrit Tahiri, ndërsa tjetri ndaj kreut të Krimeve në Korçë, Alfred Numani.
Ndërkohë një atentat tjetër në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri, është parandaluar një tjetër shpërthim ku u gjetën në një stacion autobuzi 2 kallëpe tritoli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com