Kryepolici Artan Didi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,lidhur me hetimet për rastet e tritolit të ndodhura javën e kaluar. Didi ka zhvilluar një takim me Eugen Becin dhe prokurorët e dosjes, ku është diskutuar lidhur me hapat që duhet të ndiqen për vijimin e mëtejshëm të hetimeve ndaj dy atentateve kundër familjes së Saimir Tahirit, atentatit kundër shefit të krimeve në Korçë, Alfred Numani dhe gjetjes së biçikletës të mbushur me tritol, në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar inforamcione të sakta rreth kësaj dosje, të cilat më pas duhet të konkretizohen në veprime të ligjshme hetimore, nga ku mund të rrjedhin dhe arrestime. Didi, ka marrë një sërë detyrash nga prokurorët e Krimeve të Rënda, ndërkohë që është rënë dakort të verifikohet çdo informacion dhe të bashkëpunohet ngushtë prokurori-polici.
Në një dalje publike para mediave kryepolici Didi hodhi dyshime të forta se shpërthimet jenë kryer nga i njëjti person. Numri 1 i policisë garantoi se autorët shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë duke shprehur bindjen se grupi i hetimit është në pistat e duhura.
Redaksia Online
(do.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com