KRUJE - Nga depot ushtarake të ruajtjes së municioneve në fshtain Noj të Malësisë së Krujës, veç 12 mijë kallëpeve tritol me peshë prej 200 gr në total 2.4 ton lëndë plasëse, mungojnë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh luftarakë, djegore, dhe lëndë plasëse të rrezikshme.
A1Report ka siguruar ekskluzivisht materialin e prokurorisë, të dorëzuar në gjykatën e Krujës ku kërkohet vlerësimi i masës së sigurisë arrest me burg për tetarin Adem Hasani i cili sipas akuzës është përgjegjës për vjedhjes, prodhimin dhe mbajtjen e armatimeve luftarake si dhe shpërdorimit të detyrës.
Burime për A1 Report pranë prokurorisë së Krujës bënë me dije se rreziku për prishjen e provave në hetimin e nisur si dhe rreziku i eliminimit fizik të tetarit Hasani nga grupet kriminale çuan në ndalimin e menjëhershëm të tij, pasi paraprakisht rezulton se në këtë veprimtari kriminale ai ka bashkëpunuar me 6 ushtarakë të tjerë.
Hetimet për ushtarakun janë ende të hapur, ku dyshime të arsyeshme janë se ky i fundit një pjesë mudn ta ketë tregtuar dhe për guroret e zonës por sasia e lartë dhe skema e zëvendësimit të tritolit në depo me armatim jashtë inventarit ka hedhur dyshime të arsyeshme se Hasani të ketë bashkëpunuar dhe koleg të tjerë dhe grupe kriminale.
Po i njëjti burim tha për A1Report se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar pranë administratës ushtarake një listë me 85 vepra penale të kryera me eksploziv për të krahasuar gjurmët nëse eksplozivi i gjetur në vendngjarje është apo jo i njëjtë me atë që kishte në ruajte ushtaraku tashmë i prangosur.
E nëse do të rezultojë diçka e tillë më pas dosja ku pritet të shtohen dhe persona të tjerë veç Hasanit do të kalojë për kompetencë të krimeve të rënda.
53 vjeçari Hasani pritet që të hënën paradite të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa akuza e përfaqësuar nga prokurorja Anisa Qilimi do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.
A1 Report ka mundur të mësojë se Hasani prej 18 vitesh ka kryer i vetëm inventarin e depove ushtarake ku në të shumtën e rasteve ka rezultuar se ato ishin inventar fiktiv, për tu zbuluar më pas nga një urdhër e Ministres së Mbrojties Mimi Kodheli e cila ka kërkuar inventar me grup ushtarakësh për çdo depo në pronësi të ushtrisë.
Ka qenë pikërisht inventari i bërë në fund të muajit tetor në prani të një komisioni nga Ministria e Mbrojtjes që ka mungesën e municionit luftarak në depot e administruara nga tetar Adem Hasani i cili në prani të kolegëve të tij ka dëshmuar se ai s’ka dijeni, ndoshta janë vjedhur natën.

Ka mjaftuar kaq, për të nisur menjëherë kallëzimin e për të shkuar në prangosjen e Hasanit i cili nga faktet ka rezultuar se jo vetëm nuk ka administruar depot si magazinier por të ketë kryer veprën penale e ta ketë fshehur atë prej vitesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO