TIRANE- Të paktën 120 gramë tritol u përdor në atentatin që për pak desh vrau Fredo Berberin, kryekomunarin e Qendrës në Vlorë, gjatë shpërthimit me telekomandë të para 2 ditëve, ndërsa policia shoqëroi më shumë se 20 persona si të dyshuar. Përveç gjetjes së kartës së celularit dhe disa elementëve të tjerë që janë dërguar për ekzaminim, Policia e Vlorës, ka përcaktuar pistën e tentativës së vrasjes për shkak të detyrës. Këtë të fundit e konfirmon për “A1 Report” edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Kastriot Skënderaj. Më tej, mbledhja e filmimeve nga kamerat pranë vendit ku parkohej mjeti do të ndihmonin në mbledhjen e provave.
Ndërkaq, dje në disa nga bizneset që ishin afër shpërthimit, vihej re se kishte dëme materiale si thyerje e xhamave, etj, teksa dëshmitarët përveçse përshkruajnë momentet kur dëgjuan zhurmën, shprehin edhe frikën që ndjejnë për përsëritjen e atentateve me tritol në Vlorë. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje edhe punonjës të komunës nga 2 specialistë të sektorit të krimeve. Ekspertët kanë shqyrtuar të gjitha dosjet, me të cilat po merrej së fundmi Berberi, ndërsa po verifikohet nëse ai ka shfaqur apo jo denoncime rreth kërcënimeve të mundshme, në lidhje me detyrën. Ndërkohë dhe kryetari i PS-së në rrethin e Vlorës, Xhevair Celoaliaj, shprehu indinjatën e tij dhe dënoi me forcë veprimin që quajti terrorizëm ndaj drejtuesve të institucioneve shqiptare.
Ai tha se “Jam i kënaqur që Berberi është jashtë rrezikut për jetën dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë. Policia duhet të ndërpresë këto aktivitete kriminale që po ngjallin pasiguri. Ndërkaq, për “A1 Report”, nënkryetari i komunës, Piro Mici ka deklaruar se, “Nuk kam vërejtur asnjë rast negativ në punën e Berberit si kryetar”. Punonjësit e komunës kanë dënuar aktin ndërsa kanë deklaruar se, Berberi sillej mirë me ta dhe ishte korret me njerëzit. Në vitin 2011, në “Youtube” ishin publikuar 2 video, ku në njërën denoncohej Beberi se u kishte dhënë prona të afërme të zyrtarëve të PD-së, ndërsa në tjetrën ishin reagimet. Shefja e Shërbimit të Politraumës, Lida Shoshaj deklaroi dje se është ende herët për të thënë se Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi traumat dhe dëmtimet që ka marrë janë të rënda dhe masive.
“Pacienti u paraqit me plagë të shumta. Prezencë e trupave të huaj të dimensioneve të ndryshme, copa metalike, sfungjer, copa rrobash në pjesë të ndryshme të trupit. I’u nënshtrua një operacioni të zgjatur që në tërësi kaloi mirë. Situata e pacientit është e rëndë. I është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nuk mund ta themi se është jashtë rrezikut për jetën”,- tha ajo. Nga ana tjetër Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin kriminal ndaj të zgjedhurit demokrat, Fredo Berberi. Me një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha dënon sulmin kriminal ndaj tij. Duke i uruar shërim të shpejtë, Basha e siguron Berberin dhe familjen e tij, se Partia Demokratike u gjendet pranë në këtë ditë të vështirë dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com