Telefonata që "tradhtoi" porositësin e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, si u zbulua Sajmir Kolaveri

TIRANË-Pak ditë pas vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, policia ka shpallur në kërkim Sajmir Kolaverin, i cili dyshohet se është porositësi i atentatit në banesën e Dacit. Burime nga Policia thanë për Report Tv se policia ka shkuar në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Emri ka dalë nga hetimet policore dhe jo nga dëshmia e autorit Vilson Brahja. 

Ka qenë një telefonatë pak ditë para se të ndodhte shpërthim ajo që nxorri zbuluar Sajmir Kolaverin. Burime nga policia thanë për Report Tv se Kolaveri ka komunikuar në telefon me Vilson Brahjan.Telefoni i përdorur në këtë telefonatë rezulton sot jashtë shërbimit.

Pas atentatit në Bathore, Policia arrestoi 23-vjeçarin Vilson Brahja, i cili dyshohet se është autori i vendosjes së eksplozivit. Prokuroria tha se e identifikoi autorin Brahja nga pamjet filmike. Vetë Brahja deklaroi në gjykatë se e mori përsipër aktin për 5 mijë euro.

Brahja u shfaq i penduar përpara trupës gjykuese, dhe tha se porositësi sipas tij, ka qenë një i ri rreth moshës 24-25 vjeç i cili i ka thënë të vendoste tritolin te banesa e Dacit, pasi i ka thënë se ishte shtëpia e tij, dhe e donte për të përfituar azil në vendet e BE. 

Saimir Kolaveri është babai i Valmir Kolaverit. Gazmir Daci po vuan dënimin prej 35 vitesh për vrasjen e Valmir Kolaverit. Tritoli në banesën e Dacit dyshohet se është vendosur për shkak të hakmarrjes mes dy fiseve për vrasjen e Valmir Kolaverit nga Gazmir Daci në vitin 2015.


Zanafilla e përplasjeve mes dy fiseve, Kolaveri-Daci

Atentati ka zanafillën më në 4 nëntor 2015, me vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. I dënuar për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit në Vaqarr. Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por duke ngatërruar shënjestër e duke plagosur personin e gabuar. Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri u qëlluan me armë zjarri nga Gazmir Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë. Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezerit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe Robert kolaveri mbeti i paralizuar.

Për këtë ngjarje policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën 12 të një hoteli,në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s. Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin, që njihet edhe me emrin Elson. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë. Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat