'Vendose tritolin te shtëpia ime, e dua për azil'/ Vilson Brahja zbulon porositësin e atentatit te shtëpia e Dacit

"Më tha vendose tritolin te shtëpia ime, se e dua për azil". Kështu është shprehur Vilson Brahja, i riu i akuzuar për atentatin me eksploziv në banesën e Gazmir Dacit në Bathore javën e kaluar. Daci ndodhet në burg i dënuar me 35 vite për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe ngjarja u dyshua për hakmarrje mes dy fiseve. Sipas Prokurorisë, Brahja u identifikua nga pamjet filmike teksa largohej me një automjet me targa të Kosovës pak çaste pas ngjarjes. 

Përpara trupi gjykues Brahja ka rrëfyer se para tre vitesh ka njohur një shok në shkollë dhe ai para pak ditësh i ka kërkuar t'i gjente dikë për të vendosur tritol në një objekt. Brahja ka shtuar se ai e ka marrë vetë përsipër aktin kundrejt 5 mijë eurove, 1500 nga të cilat i ka marrë cash, ndërsa pjesën tjetër nuk e ka marrë kurrë pasi porositësi i ka fikur telefonin të nesërmen, një ditë pas shpërthimit te banesa në pronësi të Xhelal Dacit, babai i Gazmir Dacit. 


(Vilson Brahja, autori i vendosjes së tritolit në Bathore sot para Gjykatës së Tiranës)

Ai ka thënë se veprën e ka kryer kundrejt pagesës dhe se nuk ka lidhje me konfliktin e fiseve Daci-Kolaveri. Brahja është penduar përpara trupës gjykuese, ndërsa ka dhënë detaje për porositësin. Sipas tij, ai ka qenë një i ri rreth moshës 24-25 vjeç i cili i ka thënë të vendoste tritolin te banesa e Dacit, pasi i ka thënë se ishte shtëpia e tij, dhe e donte për të përfituar azil në vendet e BE. Brahja nuk ka qenë në gjendje të identifikojë nëse porositësi ka lidhje apo jo me fisin Daci. 

Këtë vepër e bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil. Djalin që më pagoi është 24-25 vjeç, jeton në Bathore. Tritolin ma solli ai. Më tha vendose këtu. Është shtëpia ime kjo, do të paguaj 1500 euro. S'e dija e kujt ishte shtëpia. Të nesërmen e mora në telefon, lekët s'mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall z.gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura e në bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë. 

Vilson Brahja, i akuzuar për atentatin me tritol te banesa e Gazmir Dacit

Në përfundim të seancës, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e arrestit me burg për Vilson Brahjan.

Ora 10:23
FOTO - Me makinën e policisë dhe i armatosur/ Ja kush është i riu që vendosi eksplozivin në Bathore
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Marku: 01/08/2018 14:21

      Mashtrus

      Përgjigju
    • Fredi: 01/08/2018 12:54

      Mis ki merak o Vilson se do vere doren ne zemer gjykatesi, dukesh qe je djale i mire. Neni 152 i K.P. nga 5 deri ne 10 vjet e ke. Do te shtojne edhe nenin 278 qe e ke deri ne 15 vjet dhe nuk ka problem. 10 vjet do marresh nga 150€ ne vit meqe te dhane 1500 euroose 11 euro ne muaj. Kaq nuk do ju bej as bileta e autobuzit familjareve te tu qe do vijne te takojne. Deshe para, ja ku i ke o plehre. Une kam merakun sesi do ja besh per fotot e instagramit.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

    Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024