DURRES - ‘Për shkak të detyrës’! Ky është shkaku i dyshuar nga ekspertët e hetimit që po merren me zbulimin e motivit dhe të autorëve të sulmit ndaj kreut të burgut të Fushë-Krujës. Grupi hetimor është fokusuar pikërisht në punën e tij si funksionar i këtij burgu, brenda të cilit vuajnë dënimin emra të njohur të botës së krimit, dënime të përjetshme. Para kryerjes se operacionit ne spitalin e Traumes, vete i demtuari mesohet te kete se nuk ka konflikt me asnje person.
Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se në fakt, shënjestra e djeshme është një person që rezulton pa asnjë lloj konflikti, personal dhe familjar, po ashtu nga verifikimet e deri orëve të vona, është mësuar se Suloj, rezulton të jetë një drejtues mjaft korrekt edhe në punën e tij në burgun e Fushë-Krujës.
Hetimi do të përqendrohet edhe në dëshmi familjarësh, kolegësh dhe miqsh të afërt të të sulmuarit, nga ku pritet të hidhet dritë mbi ndonjë konflikt të ndonjë personi që mund të jetë afër tij, pasi të dhënat e sulmit, lënë të dyshohet se sulmi ndaj tij mund të jetë përdorur edhe për të përcjellë mesazh në punën e tij ose në njerëz të afërt të tij. Policia bën me dije se familja e tij dhe ai vetë, bëjnë një jetë të qetë dhe se që nga origjina e tyre, në Dukat të Vlorës, e deri në vendbanimin e tyre në Durrës, nuk rezultojnë me asnjë problem.
Ndërkohe lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtorit të burgut të Fushë-Krujës, mësohet se ajo është stabilizuar. Nëndrejtorit të spitalit ushtarak, Arben Zeneli, në një komunikim telefonik për A1 Report pohoi se drejtori i burgut pas daljes nga operacioni ndodhet në sallën e reanimacionit dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Ai ndër të tjera shtoi se një ndërhyrje e dytë kirurgjikale karshi , Arben Sulos, mund të kryhet disa muaj më vonë.
Atentati
Dyshohet se lënda plasëse është vendosur gjatë natës në mjetin e drejtuesit të burgut të Sigurisë së Lartë të Fushë-Krujës. Autorët e sulmit, duket se e kanë ndjekur nga pas mjetin dhe madje edhe në distancë shumë të afërt, pasi shpërthimi është ruajtur të realizohet në një moment kur nuk ka patur makina afër. Sasia e lëndës që përbënte minën që hodhi në erë mjetin e Sulojt, mendohet të ketë qenë relativisht e vogël, duke bërë që ekspertët të hedhin dyshime, që në fakt autorët e këtij krimi monstruoz, nuk kanë dashur eliminim e tij fizik.
Atentati ndaj Arben Suloj, sipas të dhënave, është shumë i ngjashëm për nga mekanizmi me atentatin me minë të telekomanduar, realizuar 46 orë më parë ndaj Ardian Trotës, kuksianit, i cili mundi të shpëtonte pa asnjë dëmtim, por që u vu në pranga nga policia, për shkak se kishte thyer masën e sigurisë që i kishte dhënë gjykata e rrethit të vet. Atentati ndaj funksionarit të lartë të burgjeve, ka ngritur në këmbë të gjitha instancat e hetimit, ndërkohë që një reagim mjaft i ashpër ka ardhur nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili kërkon që ngjarja të zbardhet dhe autorët e atij sulmi të paprecedent të vihen përpara drejtësisë. Ndërkohë në burgun e Fushë-Krujës, ku mendohet të jetë edhe objekti i hetimit për aktin, Burgjet kanë rritur masat e sigurisë.
Si njihet Arben Suloj
Personi që ka rënë në shënjestrën e vrasësve dhe kërcënuesve me bomba të telekomanduara, ka çuditur jo pak persona ditën e djeshme. Arben Suloj, 46 vjeç, nga Dukati i Vlorës dhe me banim në lagjen nr 1 të Durrësit, njihet nga të gjithë si një nga funksionarët korrekt të administratës aktuale. Edhe më parë ka ushtruar funksione të larta, por prej një viti ai është vendosur në krye të një prej burgjeve më problematike në vend, problematike, për vetë emrat e të burgosurve që vuajnë dënime për vepra të rënda kriminale. Suloj, njihet edhe në sistemin e burgjeve, si një prej të paktëve funksionarë që ka kërkuar të drejta për të burgosurit, ku është i hapur të flasë dhe të presë këdo, duke bërë kështu zyrtarin ndryshe në një institucion të tillë. Megjithatë, pista kryesore ku po hetohet, vijohet të mbetet detyra e tij prej drejtori në këtë burg.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) data 20 janar
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO
Atentat drejtorit të burgut Fushë-Krujë, tritol në makinë