Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe Xhafer Bajos, të cilët në shkurt të këtij viti, vunë tritol në makinën e Mirash Gjikolës.

Në banesën në Shëndëlli të Ignasjo Kasos, policia ka sekuestruar një pistoletë me fishekë. 

57-vjeçari nga Lezha dhe banim në një fshat të Konispolit, Mirash Gjikola, gjeti një sasi lënde eksplozive në sediljen e makinës ndërsa lëvizte në rrugën Shëndëlli-Vrinë mëngjesin e 5 shkurtit.

Fatmirësisht lënda eksplozive nuk shpërtheu, teksa nuk kishte funksionuar lidhja mes kapsollit dhe gjashtë kallëpeve të tritolit, montuar në sediljen e pasme të automjetit të Gjikolës.

Për këtë ngjarje, Policia ka shpallur më herët në kërkim Griseld Taullajn, i dyshuar për sigurimin e numrit telefonik që do të përdorej për aktivizimin në distancë të eksplozivit, si dhe Xhafer Bajon, i dyshuar si autori kryesor i vendosjes së lëndës plasëse në automjet.

Ndaj tre të dyshuarve rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.