Tritoli në makinën e prokurorit Muça, Meta: Akt kriminal! Të garantohet mbrojtja e posaçme për të dhe familjen e tij

Tritoli në makinën e prokurorit Muça, Meta: Akt kriminal! Të garantohet mbrojtja e posaçme për të dhe familjen e tij

Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar vendosjen e tritolit në makinën e prokurorit, Arjan Muça në Tiranë. Meta thotë se ky është një akt kriminal dhe institucionet duhet t’i garantojnë Muçës dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme. Po ashtu ai thotë se menjëherë duhet të zbardhet ngjarja dhe të identifikohen autorët.

"Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça. Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij. Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor", thotë Meta.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak dy ditë me parë, ku në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, i vendosën tritol makinë së Arjan Muçës, mjet i cili përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentina Muça.

Pas ngjarjes policia ka marrë në mbrojtje prokurorin Muça si dhe bashkëshorten e tij. Ka qenë vetë prokurori Muça, i cili është edhe këshilltar pranë KLP-së, ka kërkuar mbrojtje të posaçme. Muça i ka drejtuar një kërkesë Komisionit të Posaçëm të mbrojtjes së prokurorëve në KLP ku thotë se ndihet i kërcënuar për vete dhe familjen. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 13/03/2021 18:10

    Po ti o like kot qe nuk je bere bodygard i ketyre prokuroreve dhe gjyqtareve meqenese ke qene dhe boksier. Profesoini boksier te shkon shume sepse i dhe dhe provat dje. Turpi kombit. Tani merakosesh per te tjeter. Sic thote populli do te mbulosh m...n me sh...e, por nuk ben vaki. Vendin e ke vetem ne burg

    Përgjigju
  • Hahaha qesharak: 13/03/2021 16:24

    Ska faj se per pak kohe punen me prokuror e gjyqtar do e kete

    Përgjigju
  • GOLI: 13/03/2021 15:40

    ÇUNI NE FJALE ''PRESIDENTI'' ESHTE FUTUR NE ATE ULESE THJESHT PER TE SHITUR PIRDHA.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 13/03/2021 14:46

    Mos e ke bere vet o Like per ndonje mesazh per prokuroret???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar