Autorët që kanë vendosur sasinë e lëndës eksplozive në derën e garazhit të Jani Zakës në Tiranë, janë kujdesur dhe për ndryshimin e këndit të filmimit të kamerave të sigurisë të vendosura në hyrje të këtij garazhi. Një veprim të tillë, autorët e kanë bërë vetëm me një kamer, pikërisht atë që filmonte hyrjen e garazhit.

Sipas dokumentave të zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se nga sekuestrimi i pamjeve filmike të datës 12 mars 2016, është konstatuar se një person i paidentifikuar rreth orës 22:00 të natës ka ulur kamerën e sigurisë që vrojtonte derën e garazhit, ku ka ndodhur shpërthimi dhe pas kqyrjes së saj ka rezultuar se kjo kamera nuk e ka rregjistruar derën në drejtimin, ku ishte instaluar më parë.