Triumfi mbi kancerin
dhe vitamina B17

Triumfi mbi kancerin<br />dhe vitamina B17
TIRANE - Çdo ditë kemi dëgjuar raporte për shtimin alarmant të rasteve me kancer. Shifrat e organizatave shëndetësore në botën e zhvilluar tregojnë se një në çdo tre njerëz do të zhvillojë të paktën një herë kancer gjatë jetës së tij. Dhe në një kohë kur mjekësia thuhet se ka përparuar, së bashku me teknologjinë mjekësore, sëmundja nuk bën prapa po përpara. Pse ndodh kjo?
 
Shumë libra janë shkruar për kancerin. Një prej tyre i nxjerrë në qarkullim javën e shkuar nga studiuesi, përkthyesi dhe gazetari Taulant Hatia. Titulli është “Triumfi mbi kancerin - Vitamina B17”. Informacioni që do të gjeni në faqet e këtij libri mbështet provat se kanceri është së pari një sëmundje e keq ushqyerjes, që shkaktohet nga mungesa në ushqimin e njeriut modern të një lënde. Kjo lëndë njihet me emrin Vitamina B17, Amigdalin ose Laetrile. Nëse analiza është e saktë, atëherë trajtimi dhe parandalimi i kancerit është më i thjeshtë. Mjafton të shtosh në dietën e përditshme këtë faktor ushqimor. Një numër përherë e më i madh mjekësh në mbarë botën po analizojnë dhe provojnë nëpër klinikat e tyre faktin se koncepti i trajtimit të kancerit me Vitaminën B17 është i vërtetë.

Siç do ta mësoni në faqet e këtij libri, ka prova të shumta që mbështesin konceptin se kanceri është një sëmundje pamjaftueshmërie ushqimore.
I shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të qartë, libri përveçse pasqyron efektin e dobishëm të Vitaminës 17, i jep lexuesit edhe një kuptim më të gjerë të luftës kundër kancerit, të trupit të tij, sëmundjeve, mirëqenies, ruajtjes së shëndetit,. Por ai ofron edhe një varg këshillash praktike, si për shembull, ku të gjendet Vitamina B17, sa është sasia që duhet përdorur, apo edhe për veprimin në trup të disa lëndëve, si qumështi apo kafja, efektin mirëbërës të të cilave e kemi marrë si të mirëqenë, por për të cilat faktet flasin ndryshe.

Taulant Hatia me librin
(Në foto: Kopertina e Librit "Triumf mbi kancerin - Vitamina B17" të Taulant Hatia)

Veç kapitullit të gjerë për Vitaminën B17, kapitujt e tjerë të librit i kushtohen aciditetit të trupit si burim sëmundjesh dhe mënyrave për të rregulluar balancën acido-alkaline, ndikimit të oksigjenit në luftimin e sëmundjeve, ndikimit të dritës artificiale në shfaqjen e kancerit, dobinë e lëvizjes, gjumit, zgjedhjes së ujit që pimë, meditimit dhe luftës kundër stresit në ruajtjen e shëndetit të mirë, kur e ke dhe rivendosjen e tij kur të ka humbur.

Jo vetëm që këto këshilla mund t’ua ndryshojnë jetën si dita me natën, por libri i mëshon idesë se secili ka përgjegjësi për shëndetin e vet. Terapia ushqimore e përshkruar në këtë libër merret me shkakun e sëmundjes, duke u marrë me të gjithë trupin, dhe pastaj trupi kujdeset vetë për ta luftuar sëmundjen. Janë qasje mjaft të ndryshme dhe logjika, e mbështetur nga shumë prova, të thotë se kjo e dyta është më e dobishmja dhe me më tepër rezultat.
Nëse për shumë libra dëgjojmë të thuhet që na duhet patjetër për bibliotekën tonë, për librin “Triumfi mbi kancerin” mund të themi se na duhet patjetër për jetën tonë.
 
Dy fjalë për autorin

Taulant Hatia është një nga përkthyesit më të njohur të gjuhës shqipe. Ai ka përkthyer dhe botuar nga gjuhë të ndryshme rreth 50 libra filozofikë, historikë, studimorë dhe artistikë, si dhe është autori i dy librave studimorë. I diplomuar në matematikë dhe administrim biznesi (Master), ka kryer kurse dhe ka marrë certifikata nga institute të mjekësisë alternative në fushën e mjekësisë nutricioniste dhe holistike. Nga biseda me të mësuam se po punon për një tjetër libër voluminoz në fushën e mjekësisë natyrore, mbi të cilin nuk zbulon shuam hollësi, libër që me siguri do të shënojë po aq sukses sa edhe libri “Triumfi mbi kancerin”.
 
Taulant Hatia me librin

(Foto: Taulant Hatia)


*Autorja e shkrimit eshte Mjeke e përgjithshme

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(mag.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve