Lojërat Olimpike 2020 do të zhvillohen në Tokio të Japonisë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur kryeqytetin e Japonisë në një garë shumë të fortë që është zhvilluar mes Madridit dhe Stambollit.
Fillimisht nga gara është skualifikuar Madridi për të vazhduar më tej në raundin final mes Tokios dhe Stambollit.

Në fund anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar kanë vendosur që Lojërat Olimpike të vitit 2012 do të zhvillohen në Tokio duke eliminuar kështu Stambollin nga një garë mjaft e fortë.

Pavarësisht se Tokio u cilësua si jo favorite për shkak të rrjedhjeve nga centrali, në fund doli fituese teksa përballë kishte Madridin në recesion dhe Stambollin që ishte përballë rrezikut të luftës në Lindjen e Mesme.