Trojet nën banesa, 10 muaj afat
për blerjen, ose paguaj qera
Personat fizikë apo juridikë privatë kanë më pak se 10 muaj afat për të kryer blerjen e truallit të ndërmarrjes apo objektit të privatizuar, apo të paprivatizuar mbi të cilin kanë realizuar ndërtesë me leje gjatë viteve 1991-1993
Qytetarët që kanë privatizuar ndërmarrje apo objekte nga Agjencia e privatizimeve, apo kanë troje të paprivatizuara, mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa në bazë të lejave të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore, pas datës 10.08.1991 e në vazhdim, kanë afat deri në fund të këtij viti të paraqesin kërkesë për blerjen e tyre. Sipas ligjit të modifikuar së fundmi, por që ka hyrë para pak ditësh në fuqi, përfitojnë të drejtën e blerjes së tokës nën ndërtime me leje, të gjitha banesat që janë lejuar nga komitetet pluraliste të pushtetit vendor gjatë viteve 1991- 1993, deri sa u krijua Agjencia e Privatizimit. Gjithashtu, përfitojnë edhe ndërtimet që janë bërë pas kësaj periudhe, deri në autorizimin e shitjes së tokës. Së fundi, në ligj është futur edhe kategoria e ndërtesave të privatizuara nga pronat e ish-kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore. Fjala është për ato ndërtime të kësaj periudhe, që janë të ligjshme, se janë me leje ndërtimi, por toka nën to nuk u është dhënë në pronësi atyre që kanë ndërtuar këto banesa. Kështu, pronarët e banesave i kanë shtëpitë të tyre prej 20 vjetësh, por nuk janë pronarë të truallit, i cili është ende publik.
Sipas ndryshimeve të bëra, qiratë e papaguara mund të falen, kur pronari dorëzon kërkesën për privatizim brenda këtij viti, ndërkohë që, në se kërkesa për pagesë të menjëhershme do të bëhet deri më 1 korrik të këtij viti, ulet 20% çmimi i truallit.
Ministria e Financave ka bërë dje një apel, duke kujtuar të interesuarit se ligji përmban një afat, deri më 31 dhjetor të këtij viti, periudhë, gjatë së cilës duhet të bëhet blerja e truallit sipas ligjit nr.10270, dt 22.04.2010, i ndyshuar. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, Tiranë.
Pas këtij afati, në rast se nuk është blerë trualli i objekteve nga pronarët apo dorëzimi i kërkesës për blerje trualli, fillon zbatimi i pagesës së taksës për të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror si dhe vjelja e detyrime të papaguara të qirasë së përdorimit të truallit nga data e privatizimit apo ndërtimit të objekteve deri më datën 07.06.2010, sipas Financave.
Ligji lidhur me këtë nismë ishte iniciuar nga qeveria aktuale dhe është miratuar më 2010-ën, por, pa kaluar as dy vjet, janë bërë amendime për afate dhe kushte. Diskutimi në seancën plenare përkatëse në parlament pati debate të fuqishme, duke qenë se opozita u shpreh se "qeveria vazhdon të falë pronat e pronarëve legjitimë. Sot qeveria po u thotë pronarëve të vjetër se po i shes pronat e tua, pastaj do të të bëj kompensimin që u takon ishpronarëve", theksoi deputetja Mimi Kodheli. Sipas saj, me pronarët PS në pushtet do të ndërtonte një marrëdhënie totalisht tjetër dhe se do t'i konsideronte ata si një potencial të zhvillimit të vendit. "Në këtë mënyrë i jepet fund talljes së qeverisë me pronarët dhe vendoset në vend padrejtësia ndaj tyre, që, për ne, do të thotë një Shqipëri më e drejtë për të gjithë", tha Kodheli.
Duke shtuar se pronarët që duan t'u kthehet prona, fermerët që punojnë tokën apo ata qytetarë që përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit kanë nevojë për një pronë të regjistruar dhe me çertifikatë, të cilën ne do t'ua japim dhe ju nuk ua keni dhënë dot, deklaroi ajo. Ligji ka kaluar vetëm me 70 vota pro.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21