Trojet turistike do të jepen me qira
50 vjet, shtetido të mbetet prona
"Fshatrat turistikë" ishin dhënë më parë me privatizim. Amendohet ligji, shteti do të mbetet pronar. Operatorët që duan të investojnë në sektorin e turizmit nuk do të mund të blejnë apo privatizojnë më truallin, siç bënin deri tani.
TIRANE- Operatorët që duan të investojnë në sektorin e turizmit nuk do të mund të blejnë apo privatizojnë më truallin, siç bënin deri tani. Pas zgjidhjes së problematikës së pronësisë me të ashtuquajturit “fshatra turistikë” përmes privatizimit të truallit ku janë bërë ndërtime, qeveria ka ndërmarrë një iniciativë të re, me qëllim zhvillimin e turizmit në vend. Por ndryshe nga nisma e pasviteve ‘90 ku trualli jepej falas me qëllim që të bëhen investime në zona turistike, ligji i ri parashikon dhënien e truallit në përdorim për një periudhë gati 50-vjeçare.
Sipas projektligjit të ri për turizmin që ndodhet në Kuvend, pasuritë e paluajtshme që vihen në dispozicion të projektit të zhvillimit të një sipërmarrjeje turistike, si hotel apo kompleks turistik jepen me qira për një periudhë kohore jo më të gjatë se 49 vjet dhe në përfundim të kontratës, ndërtimet, veprimtaritë dhe ndërtesat ndihmëse, të ngritura mbi pasuritë e paluajtshme të vëna në dispozicion, kalojnë sërish në pronësi të shtetit.
Investuesi në këtë rast nuk mund të pretendojë asnjë të drejtë apo pagesë për to. Por projektligji parashikon që për investimet me vlerë nga 50-100 milionë euro, trualli mund të ofrohet kundrejt qirasë simbolike 1 euro, duke e trajtuar shumën e investimit si një plus, ashtu sikurse është bërë tashmë edhe për industrinë fason apo për ndërmarrjet që punësojnë shumë shqiptarë. Për investimet në fushën e sipërmarrjeve turistike, me vlerë mbi 100 milionë euro, përveç mundësisë së aplikimit të tarifës simbolike 1 euro, aplikohet dhe zgjatja e periudhës kohore të qirasë së tokës deri në 99 vjet.
Qeveria duket se e ka futur turizmin në fushat e veta prioritare, si dhe bujqësinë dhe industrinë fason. Akti pritet të ngjallë diskutime nga grupet e interest. Por të gjithë e pranojnë që politikat e ndjekura deri tani për zhvillimin e turizmit kanë dështuar dukshëm. Shembulli më i qartë është ai i subjekteve të stimuluar nga shteti, të cilët nuk ndërtuan fshatra turistikë, po godina që i shitën tek privatët si banesa të zakonshme. Aktualisht këto të fundit janë në proces përfundimtar legalizimi, por ato nuk sollën zhvillim të turizmit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48