ATHINE - Trojka europiane ka mbërritur sot në Athinë në kuadër të takimeve për masat shtrënguese që ky vend duhet te plotësojë.
Por, kjo vizitë është shoqëruar me një debat të madh, pasi mediat greke kanë zbuluar një “udhëzues lufte”, siç konsiderohet një -email i Komisionit Evropian, ku u kërkohet funksionarëve shtetërorë në Athine të marrin masa të larta sigurie, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi. Por më e keqja është se ata përshkruajnë skenarë me të vdekur, të vrarë dhe trazira.
e- Mail në fjalë, përshkruan një situatë tejet të rëndë dhe të frikshme për kryeqytetin grek.
Sipas mediave të tilla paralajmërime u janë dërguar edhe funksionarëve të FMN, të cilët vijnë në Greqi, ndërkohë që bën fjalë edhe për masa udhëzuese më të larta të sigurisë, të cilat do t’u jepen gojarisht të interesuarve.
Sipas mesazhit në fjalë, bëhet fjalë për Udhëzuesin e parë që lëshon Komisioni për një shtet anëtar të BE dhe u propozon funksionarëve të BE, të cilët vijnë në Athinë, qofshin të huaj, apo edhe grekë, që të marrin një sërë masash, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre, thua se ata po shkojnë në Kabul e jo në Athinë.
Ndërkohë, pas zhurmës së krijuar në Greqi nga publikimi i këtij Udhëzuesi Udhëtimi, Komisioni Evropian pranon ekzistencën e tij, por si BE ashtu edhe qeveria greke ia hedhin fajin publikimit të tij nga ana e mediave greke.
Ndërkohë në shtypin grek shfaqen artikuj, në të cilat bëhet e ditur për një repart special marinsash, të stërvitur posaçërisht në Kanada e gjetkë, të cilët në rast trazirash të dhunshme do të marrin përsipër ruajtjen dhe mbrojtjen e Parlamentit dhe të qeverisë greke nga protestuesit. Sipas shtypit grek bëhet fjalë për forca speciale, të cilat mbajnë emrin Blackwater
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com