Tronditen tregjet e aksioneve, rënie në bursën e Nju Jorkut

Tronditen tregjet e aksioneve, rënie në bursën e Nju Jorkut

Tregjet e aksioneve vazhdojnë të jenë të tronditura nga përhapja e virusit COVID-19 dhe ndikimi i kësaj pandemie në ekonomi.

Bursa në Nju Jork u pezullua për 15 minuta për shkak se treguesi S&P 500 ra më shumë se 7 përqind në hapje.

Po shtohet frika se përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara do të bllokojë rritjen ekonomike dhe do ta çojë vendin drejt recesionit, një periudhë e tkurrjes ekonomike.

Shtëpia e Bardhë po shqyrton një sërë masash afatshkurtëra për të zbutur tendosjen financiare për bizneset dhe punonjësit e prekur.

Indeksi Nikkei i Japonisë u mbyll me humbje prej 4.4% ndësa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra me 3.7% kurse indeksi Shanghai i Kinës pësoi një rënie të vlerës prej 1.5%.Kurse tregjet australiane ranë më shumë se 7% të enjten.

Tregjet evropiane u goditën rëndë në orët e para të ditës ndërsa tregjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë shënuan një rënie prej 6%.

Rënia e kërkesave për të udhëtuar, si rezultat i virusit të ri, po ashtu ka ndikuar në rënien e çmimit të naftës në tregjet botërore./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë