Humbja e sotme në bursat aziatike është më e keqja në dy vitet e fundit për Japoninë. Rekordi i fundit negativ është – 10.55% më 15 mars 2011, pak ditë më pas cunamit vrasës që goditi pjesën veri lindore të vendit, veçanërisht në centralin bërthamor të Fukushimas.
Bursa e Londrës është hapur në rënie me 1.8 %, ajo e Frankofurtit dhe Parisit me 2%. Edhe Bursa e Milanos është hapur me ulje të konsiderueshme me 2.4 %.
Nuk janë vetëm bursat, por edhe çmimi i naftës ka pësuar një rënie të vogël gjatë ditës së enjte, si pasojë e indeksit kinez të furnizimit menaxherial PMI.
Në bursën e Nju Jorkut, në “Dow Jones”, çmimi i naftës ra 63 centë në 93 dollarë për fuçi. E njëjta gjë ndodhi edhe në bursën londineze “Brent”, ku një fuçi naftë ra me 60 centë për t’u shitur me nivelin e 102 dollarëve.
Gjithashtu përforcimi i dollarit u reflektua në çmimin e naftës thanë ekonomistët.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)