Tronditet Çelësi, Murinjo drejt largimit
fitojnë Arsenal-City, Reali e Barcelona

Tronditet Çelësi, Murinjo drejt largimit<br />fitojnë Arsenal-City, Reali e Barcelona
Çelësi pësoi një tjetër humbje në kampionat përballë Liverpulit 1-3 duke u zhytur në vendet e fundit të renditjes, ndërsa Murinjo është në prag të largimit.

Pas ndeshjes Murinjo u shpreh se kam mbështetjen e tifozëve, por vetëm kjo nuk mjafton për të ecur përpara.

Arsenali dhe City siguruan fitoret e radhës pa shumë vështirësi, ndërsa Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim me Crystal Palace.

Isco, Ronaldo dhe Jese i kanë dhënë pa shumë vështirësi Realit të Madridit fitoren e radhës në kampionat përballë modestëve të Las Palmas.

Ndërsa Barcelona pak orë më vonë u përgjigj ndaj Gedafes duke fituar. Suarez dhe Neymar ishin autorët e dy golave për ekipin e Barcelonës.

Edhe Valencia nuk la vend për surpriza në përballjen me Levantes, megjithatë ekipi i Mustafit vështirë që të konkurrojë këtë edicion dy gjigandët për titullin. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK  (VIDEO)

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)