Mjafton Karim BenzemaReal Madrid të mposhtë Chelsean në 'Stamford Bridge'.

Francezi arriti të shënojë 2 gola brenda 3 minutash lojë duke i dhënë avantazh të dyfishtë miqve nga Madridi. 

Në fund të pjesë së parë ishtë Havertz i cili ngushtoi shifrat duke u munduar të rihapte sërish sfidën, por pa sukses më tej.

Kjo pasi ishtë përsëri sulmuesi Benzema i cili në fillim të pjesës së dytë arriti të shënojë edhe golin e tretë për Real Madrid si dhe personalin të tij në sfidë.

Kjo është një goditje mjaft e rënë për Chelsean, që tashmë i duhet shumë punë në ndeshjen e dytë për të arritur kualifikimin për ne fazën e ardhshmë të Champion Leage 

Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për Çelsin që nuk kishte forca për të reaguar, edhe pse hodhi në fushë Lukakun i cili shpërdoroi disa mundësi të mira.

Kështu, sfida u mbyll me suksesin 3-1 të Realit, që tashmë me të drejtë hedh kandidaturën si një prej pretendentëve kryesorë për të fituar trofeun, ndonëse duhet ta zyrtarizojë këtë pretendim me ndeshjen e dytë.