Krimi brenda familjes trondit Durrësin, djali vret nënën dhe babain. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj enjte në zonën e njohur si Xhafzotaj.

Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç, me origjinë nga Dibra, janë qëlluar për vdekje me armë gjahu çifte nga djali i tyre Leo Nika, 32-vjeç. 

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur. Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy të moshuarit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa 100 metra larg vendit të krimit është arrestuar autori si dhe u sekuestrua arma e krimit.

Çifti kishte 6 fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që pesë prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa me prindërit jetonte vetëm Leo Nika. 

Policia arrestoi vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin e krimit i cili në momentin që mbërritën blutë ishte vetëm 100 m larg viktimave. 

leo nika

leo nika
(Autori i vrasjes së prindërve Leo Nika)

viktimat durres
(Viktimat që u vranë nga Leo Nika)


Ky është vrasësi i prindërve
Personi që shihni në foto është Leo Nika, 32-vjeç, vrasësi i dy prindërve të tij në Durrës, Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të enjte në orët e para të mëngjesit.

Mes prindërve dhe djalit të tyre ka pasur një debat i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së gjahut çifte nga 32-vjeçari ndaj nënë e babë.
 
Mësohet se kur është arrestuar, Leo Nika ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta se ai mund të vuante edhe nga depresioni, pasi në banesë janë gjetur medikamente antidepresive.
 
Policia e Durrësit njoftoi se viktimat i ka gjetur të shtrirë të dy në derën kryesore të banesës. Jo më larg se 100 m nga viktimat është arrestuar autori i krimit, Leo Nika. 

[gallery]22860[/gallery]



Policia: Autori i dehur, me probleme mendore
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se autori Leo Nika ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.

Gjithashtu, dyshohet se ai vuan edhe nga probleme mendore, pasi në banesë janë gjetur medikamente antidepresive.

Policia po heton edhe shkaqet e kësaj ngjarje. 

Rreth një orë e 30 minuta pas krimit, trupi i pajetë i dy viktimave është dërguar në drejtim të morgut të spitalit të Durrësit. 

Fqinjët: Leo sjellje të çuditshme, ishte i hutuar
Fqinjët e familjes Nika në Xhafzotaj në Durrës, rrëfejnë se Ali dhe Jenije Nika ishin njerëz të urtë dhe familje korrekte, të cilët kishin ardhur në Xhafzotaj nga Dibra në vitin 1995. 

Për autorin e krimit, djalin e viktimave, një nga fqinjet thotë se ai ka rënë në sy për sjellje të çuditshme teksa ishte i hutuar dhe nuk fliste me njeri. Ajo thotë gjithashtu se familja Nika, të cilës ajo i ka shitur tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë, ka ardhur nga Dibra në vitin 1995. 

"Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej. 

Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj. Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën
", rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika në Xhafzotaj.