Pas futbollit, NBA dhe disa sporteve të tjera edhe tenisi është tronditur nga koroanvirusi. Numri 1 i botës, serbi Novak Djokovic, ka pranuar se ka rezultuar pozitiv në testin e kryer. Më herët edhe dy miq të Djokovic, Grigor Dimitrov dhe Borna Coric u prekën nga koronavirusi.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se serbi mund të jetë infektuar gjatë ndeshjeve të tenisit të zhvilluar së fundmi në Serbi dhe Kroaci, ku tendat ishin të mbushura plot me njerëz dhe nuk u respektua asnjë lloj distancimi social.
Përveç tre tesnistëve, Marco Panichi, traineri fizik i Djokovic dhe Kristijan Groh, trajneri i Dimitrov, gjithashtu dolën pozitiv në testin për koronavirusin.
Po pse tronditet, mos u semuren me kancer dhe s'kane shpetim?
Përgjigju