Tronditet Greqia, tërmet 5.3 ballë në Kretë

Tronditet Greqia, tërmet 5.3 ballë në Kretë

GREQI- Një tërmet i fuqishëm ka shkundur mëngjesin e sotëm ishullin më të madh të Greqisë, Kretën. Lëkundja ka qenë e shkallës  5.3 Rihter dhe ka ndodhur në  orën 7:39 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë 31 kilometra në juglindje të Heraklion me thellësi  170 kilometra.

Sipas Institutit Sizmik grek dhe  guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim,“ tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greqia: 31/07/2019 12:22

    Ca thoni ju, kjo eshte normale ne Eladha, njeher ne muaj bie nga nje i tille

    Përgjigju
    • Fredi: 31/07/2019 16:52

      Ik ore hajvan, Greqi quhet jo Elladë. Greece or tutkun!

  • donela: 31/07/2019 11:54

    E parashikoi Likja,"shkencetar"burri i Mones jo shaka,

    Përgjigju
  • E mo....: 31/07/2019 08:52

    .....e shihniqe i doli llafi Likes. Burr me mend tjetri, jo rrote si thoni ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda