Tronditet Italia e futbollit, policia mësyn në Coverciano dhe pyet Tonalin e Zaniolon! Përjashtohen nga kombëtarja

Tronditet Italia e futbollit, policia mësyn në Coverciano dhe pyet Tonalin e Zaniolon! Përjashtohen nga kombëtarja

Tonali dhe Zaniolo

Ndodheshin në Coverciano të grumbulluar për ndeshjen kundër Maltës, por Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonali janë përjashtuar nga kombëtarja e Italisë. Së bashku me Nicolo Fagiolin, mesfushorin e Juventusit, të tre lojtarët akuzohen se kanë marrë pjesë dhe kanë vendosur baste të paligjshme. Për këtë, policia dhe prokuroria ishin pasditen e djeshme në stërvitjen e Italisë.

Nga hetimi i nisur nga Prokuroria e Torinos, e cila ka zbuluar më shumë se 10.000 uebsajte të basteve ilegale, shumë prej të cilave kanë rënë në dorë të policisë, janë zbuluar se pjesë e atyre që luanin në to, duke fshehur në mënyrë direkte taksat ndaj shtetit, janë jo vetëm Nicolo Fagioli i Juventusit, por edhe dy futbollistë të tjerë të përfaqësueses italiane, Sandro Tonali, aktualisht në radhët e anglezëve të Neëcastle dhe Nicolo Zaniolo, pjesë e Aston Vilës.

Më shumë se 10 patrulla të policisë shkuan në stërvitjen e Italisë, me opinionin publik në Itali që është tronditur. Së pari ata u pritën nga menaxheri i ekipit, Gianluigi Buffon, që tregoi se janë të gatshëm për bashkëpunim me forcat e rendit.

Denoncimi e ka bërë fotografi i famshëm italian, Fabricio Corona, teksa më pas policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe pasi ka folur me dy lojtarët e kombëtares, si Tonali ashtu Zaniolo kanë lënë grumbullimin të pezulluar dhe nuk dihet nëse do të mund të kthehen dhe të jenë në dispozicion për sfidën e të shtunës me Maltën dhe mbi të gjitha atë të 17 tetorit kundër Anglisë në Londër.

Kumari nuk është krim (gjithsesi është i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian), por neni në fjalë specifikon ndalimin "për subjektet e sistemit federal, për menaxherët, për anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara për t'i marrë ato, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA".

Ndër të tjera, për Zaniolon rëndon akuza se ai ka vendosur bast për ndeshjen e Romës në Kupën e Italisë, teksa vetë në atë takim qëndroi në stol. Të gjitha këto janë thënë nga Fabricio Corona, një personazh i njohur në Itali. Pas hetimeve ka rezultuar se gjithçka ka qenë e vërtetë, me futbollistët që pritet të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre.

Corona shpjegon se ka nisur të flasë për të nxjerrë në pah çfarë fshihet pas futbollit, duke treguar gjëra të errëta. "Vendosa të kaloj në botën e pasme të futbollit për të zbuluar shumë shtrembërimet që fshihen atje. Jo vetëm baste, por ka shumë më tepër. Së shpejti do të flasim, për shembull, për futbollistët gay dhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka zbuluar ndonjëherë publikisht se janë. Çfarë i pengon? Çfarë i bën të fshihen?", tregoi Corona.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 13/10/2023 11:39

    BUFON CHE FA L.AVVOCATO DI LORO ..HAHAHA ,QUANDO E RIDICOLO UNO CHE E STATO CONDANATO PER LE SCOMMESSE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë