Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Venecia, ku një burrë ka hedhur vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cinto Caomaggiore dhe autori kishte disa kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.
Vajza e mitur 5-vjeçare është dërguar tek spitali rajonal i traumës, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa babai nuk ka mbetur i plagosur.
Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)