Humbje e madhe për Francën, Karim Benzema nuk do të luajë në botërorin ‘Katar 2022’

Humbje e madhe për Francën, Karim Benzema nuk do të luajë në botërorin ‘Katar 2022’

Karim Benzema

Sulmuesi francez, Karim Benzema, do të mungojë në Kupën e Botës FIFA të Katarit për shkak të lëndimit, tha Federata Franceze e Futbollit në një komunikatë gjatw mbrwmjes sw djeshme.

“Karim Benzema u detyrua të ndërpresë stërvitjen kolektive pasi ndjeu dhimbje në kuadricepsin e kofshës së majtë”, thuhet në deklaratë.

Rikthimi i 34-vjeçarit në stërvitje të plotë këtë të shtunë u kufizua nga dëmtimi i cili detyroi t'i nënshtrohej një testi MRI për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit.

Testi zbuloi se fituesi i Topit të Artë vuan nga një dëmtim i rektusit të femurit, i cili do të kërkojë një periudhë rikuperimi trejavore.

Kjo ishte hera e parë që Benzema merrte pjesë në stërvitje të plotë që kur skuadra e Didier Deschamps u takua në selinë e tyre franceze në Clairefontaine të hënën e kaluar. Sulmuesi i Real Madrid është duke u trajtuar lidhur me një problem në kofshë që nga tetori dhe ka luajtur më pak se gjysmë ore futboll në gjashtë ndeshjet e fundit të klubit të tij.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin që e bëri këtë Botëror një objektiv madhor. Pavarësisht kësaj goditjeje të re për ekipin francez, kam besim të plotë te grupi im. Do të bëjmë gjithçka për të përballuar sfidën e madhe që na pret”, tha trajneri i kombëtares.

Sipas rregullave të FIFA-s, Deschamps mund të kërkojë një zëvendësues për një lojtar të dëmtuar deri të hënën, në prag të ndeshjes së tyre të parë kundër Australisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

 Vdes në moshën 94-vjeçare propagandisti kryesor i familjes Kim

 Vdes në moshën 94-vjeçare propagandisti kryesor i familjes Kim