Mbrojtësi i Kombëtares dhe Al Ittihad, Mario Mitaj ka shënuar golin e parë në Arabinë Saudite.

Skuadra e tij fitoi 3-1 kundër Al Qadisiya për raundin e shtatë në kampionat, me Mitajn që në minutën e 81 mori "zvarrë" gjithë mbrojtjen, bëri çfarë deshi dhe me topin që i doli goditi me të djathën për golin e qetësisë.

21-vjeçari kaloi në verë nga Rusia në Arabinë Saudite dhe është bashkëlojtar me emra si Benzema apo Kante.

Mitaj u hodh në fushë në minutën e 35-të të sfidë, ndërkohë që u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore”. Vetëm Diaby dhe Kante morën më të lartë se shqiptari te Al Ittihad në këtë përballje.