Tronditet Kuvendi i Serbisë,guri
nga Kosova para ligjvënësve/VD

Tronditet Kuvendi i Serbisë,guri<br />nga Kosova para ligjvënësve/VD
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Kuvendin e Serbisë. Një gur nga Kosova ka prekur sallën e ligjvënësve serbë. Ka qenë shefi i grupit të deputetëve Dveri, Boshko Obradoviç, i cili ka prezantuar gurin i madh në sallë, duke thënë se e ka sjellë nga Kosova. Ai e ka ngritur gurin lart, duke recituar dhe një poezi për atdheun. 

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç, ka kërkuar menjëherë ndërprerje të shkurtër të seancës, duke kërkuar që guri të largohej nga aty. “Nuk e kuptoj pse iu pengon guri të cilin dje e solla nga Kosova, dhe poezia ”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Obradoviç. Ky i fundit ka treguar për mediat serbe se gurin e kishte marrë dje nga Kosova si “një shenjtëri personale” dhe se për të ai nuk ishte gur i rëndomtë, por “gur themeltar i shtetit tonë”.

Obradoviç pastaj ka rrëfyer sesi e kishte futur brenda gurin pa vështirësi dhe se madje që nga dita e djeshme atë e kishte harruar në çantën e deputetëve.
Në fund ai ka shfaqur keqardhje pse “guri ishte përjashtuar nga mbledhja”, e rezoluta ishte hedhur poshtë nga shumica parlamentare duke thënë se nga kjo “qartë mund të përfundohet se ajo shumicë nuk është e interesuar për ruajtjen e Kosovës në Serbi”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…