Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin amerikan të Houston. Gjashtë persona, 4 prej të cilëve ishin fëmijë janë vrarë me armë zjarri në një banesë.
Policia ka bërë të ditur se edhe një grua mbeti e plagosur rëndë, por ishte në gjendje të identifikonte autorin, i cili pas rreth 3 orësh ndjekjeje nga polica u dorëzua.
Pasi kishte marrë informacionin për ngjarjen e rëndë, policia kishte mbërritur te banesa ku kishte ndodhur krimi, duke gjetur të pajetë 3 fëmijë dhe dy të rritur, ndërsa një tjetër fëmijë humbi jetën në spital. Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta, por dyshohet për probleme në familje. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e autorit, por ka thënë se ai është një burrë rreth 30 vjeç.
Ky ishte incidenti i fundit i rëndë në Shtetet e Bashkuara nga dhuna me armë. Presidenti, Barack Obama, tha se Amerika duhet të bëjë diçka për shqyrtimin e “ndërgjegjes dhe mendjes” për kontrollin e armëve.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)