Tronditi Kuvendin e PD, Ibsen Elezi sqaron në FB: Jam anëtar që nga ’91, 14 vjet kryetar dege në Kukës

Tronditi Kuvendin e PD, Ibsen Elezi sqaron në FB: Jam anëtar që nga ’91, 14 vjet kryetar dege në Kukës

Ibsen Elezi gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të PD

Ish-kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili me fjalimin e tij tronditi të dielën Kuvendin Kombëtar të PD, ku u miratuan ndryshimet statutore, ka sqaruar në rrjetet social aktivizmin e tij politik në këtë forcë politike. 

Elezi shkruan se e ndjen si detyrim t’u përgjigjet rreth 1600 mesazheve në adresë të tij lidhur me atë fjalim. Ai thekson se ka që nga viti 1991 që është anëtar i PD si dhe për 13 vjet ka mbajtur postin e kryetarit të degës lokale të Kukësit i dorëhequr në vitin 2014, edhe pse Kukësi ishte i vetmi qark që votoi të djathtën në zgjedhjet parlamentare me rezultat 3:1 në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ish-drejtuesi i degës së Kukësit denoncoi deputetët e PD me vila dhe makina luksoze. 

Postimi i Ibsen Elezit në FB:
M.q.s shume miq te rinj ne FB me njohin nga fjala e Kuvendit PD dhe me pyesin, po ju jap momente thelbesore te aktivitetit tim politik.

1- Ruajtja e thirrjes se pare te PD ne Kukes-26 Dhjetor 1990. (Im ate themlues i PD Kukes)

2- Autorizimin e pare per organizimin e forumit rinor ne Gjimazin Kukes dhene nga Pajazit Cahani kryetarit pare te PD (pa dijenin e tim eti)

3- Arrestimi im per prishje te antimitingut dhe thyerjes portretit Shokut Enver-27 Janar 1991.
(Kerkesa ishte e policise per 6 muaj burg) Deshmitar Genc Pollo i deleguar ate dite.

4- Anetar i PD -Dhjetor 1991 ( mosha 18 vj)
5- 1993-1998 diplomuar si informaticien programist.

6- Rikthehem ne kuvendin e PD Kukes, fjalim rreth 20 min rreth kapjes nga Sigurimi Shtetit, Komunistizimit te PD dhe shkermoqjes shteti te Sali Berishes ( me vjen keq per ata qe e adhurojne doktorin por fakti eshte fakt) Deshmitar Emin Gjana i cili me lejon te flas aq gjate.

7- Viti 1999.Kryetar i FRPD Kukes, zgjedhur nga salla. Nuk lejohesha te kandidoja si i futur nga PS. (PD Kukes + FRPD Qender)

8- Zgjedhje Lokale 2000- Kryetar i KZAZ
9- Zgjedhjet Parlamentare 2001- Nenkryetar i KZZ, Kandidat per deputet Emin Gjana.

10- Shtator 2001.Kandidat per Kryetar i PD Kukes, humbas ndaj Hasan Halilt (121-116).
(PD Kukes + PDSH kunder). Fjale ime ne situate te revoltuar te delegateve ka qene se: edhe pse procesi u manipulunjoh rezultatin dhe i uroj kryetarit te sapozgjedhur suksese.

11- Nentor 2001-2009, Sekretar i PD Kukes.
12- Zgjidhem me votim per here te pare Anetar i Keshillit Kombetar.

13- Zgjedhjet Parlamemtare 2005-Drejtues i Fushates per zonen e deputetit Fatos Hoxha.
Deshmitar Fatos Hoxha.

14- Mars 2009: Shtator 2014, Zgjidhem Kryetar i PD Kukes.

15- Zgjedhjet Parlamentare 2009, drejtues i fushates, fitojme 3:1 per here te pare rreth 61% e djathta. Aplikohet per here te pare nje sistem door to door, ku evidentohet kontributi i cdo anetari dhe simpatizanti. Deshmitar Flamur Noka.

16- Zgjedhjet Parlamentare 2013, drejtu s i fushates, fitojme 3:1, rreth 55% ku LSI blen 14 % te votave.
Mbetet i vetmi Qark Blu. Deshmitar A.Zeneli.

17- Ne 2014 terhiqem nga drejtimi me motivin “Pas 13 vjet ne drejtimin e PD si sekretar dhe kryetar dege me dore te forte, shoh qe shume nga ju mund te jene te merzitu, po terhiqem me fitore dhe ti hap rrugen te tjereve.

18- Fjala ne Kuvendin e Kombetar 29 Prill 2018, qe ma bete kaq te madhe dhe me hapet sherr me shoket e partise.

U detyrova ne respekt te mbi 1600 sms urimi te ardhura per fjalen ne Kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 02/05/2018 10:26

    Te mbrosh mashtruesit , do te thot ,as me shum e as me oak ,te jesh i sojmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë