TROPOJË - Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në territorin sipër  fshatit Kërrnajë, në vendin e quajtur “Mali Bogush”, ka zbuluar dy parcela me bimë narkotike.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë gjatë finalizimit të operacionit “Kërrnaja 3” ka asgjësuar rreth 900 rrënjë kanabis. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërsa Kryeplaku i fshatit Kërrnajë, M.K., po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”. 
kanabis

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)