TROPOJË - Pajisi me certifikatë një qytetar nga Kosova, arrestohet punonjësi i zyrës së gjendjes civile në Lekbibaj. Burime nga Drejtoria e Policisë së Kukësit kanë bërë të ditur se, Ermal Rosaj, 24 vjeç ka pajisur me certifikatë personale dhe familjare Berat Brahimin.
Sipas policisë, ndaj 24-vjeçarit Rosaj janë ngritur akuzat e "falsifikimit të akteve të gjendjes civile" si dhe "shpërdorim detyre". Sipas policisë ky persona ka shkelur ligjin duke pajisur me dokumente kosovarin Brahimi.
Gjithashtu procedimi penal ka nisur edhe ndaj Berat Brahimit pasi ka aplikuar në datën 28 shkurt 3025 në Komisariatin e Policisë së Tropojës për tu pajisur me pasaportë shqiptare. Brahimi mësohet se është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com