FIERZE- Reshjet e shiut që janë të vazhdueshme edhe pse me intensitet të ulët, kanë sjellë një nivel të lartë të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë që shkarkimet e ujit të vazhdojnë pa ndërprerje që nga mbrëmja e së shtunës.
Por, duke qenë se shkarkimet vazhdojnë me 500 metër kub ujë në sekondë, aq sa mbrëmjen e së shtunës, rënia e nivelit të ujrave të liqenit është shumë e vogël, pasi prurjet e ujit janë mjaft të larta. “Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës në orët e mëngjesit të sotëm janë rreth 800 metër kub ujë në sekondë, një tregues që është i njëjtë prej dy ditësh. Thuajse në të njëjtat tregues është edhe niveli i ujrave, qe në orët e mëngjesit është 296,10 metra mbi nivelin e detit”, pohojnë burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës.
Në hidrocentralin e Fierzës, secila prej 4 turbinave në gjendje pune shkarkon 80 – 100 metër kub ujë në sekondë. Kjo dhe sasia e shkarkimit prej 500 metrash kub ujë në sekondë bën që ulja e nivelit të liqenit të jetë mjaft e vogël, në kushtet kur prurjet e ujit arrijnë në rreth 800 metër kub ujë në sekondë.
Niveli maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra mbi nivelin e detit. Kjo e ka bërë të dosomsdoshmë shkarkimin e ujrave, një proces që do të vazhdojë për një kohë ende të pacaktuar, informon atsh.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com