Një i moshuar ka humbur jetën të mërkurën pasi makina me të cilën udhëtonte ka devijuar nga rruga dhe më pas ka rënë në lumin Valbonë. Sipa policisë, viktima me inicialet S.N., 80vjeç, banues në fshatin Kolgecaj, Tropojë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Valbonës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 898 EZ. Mësohet se i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimi rrugorë”.