TROPOJË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e qarkut të Kukësit, pasi ju gjetën dhe ju sekuestruan një sasi armësh luftarake.

Drilon Xhemal Ibërhasa 21 vjeç, banues në fshatin Babinë, komuna Tropojë, si dhe 25 vjeccari Jetmir Xhemal Dega banues në fshatin Shoshan, komuna Margegaj në Tropojë kanë rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në ne afërsi të doganës së Qafë-Prushit ju kapën 3 arme zjarri.

Bëhet fjalë për një automatik model 56, një pushkë të kalibrit model 63, si dhe një pushkë model 56. Sipas të dhënave nga policia e qarkut të Kukësit autorët po i transportonin këto armë zjarri në drejtim të shtetit të Kosovës dhe akuzohen për trafik armësh luftarake.