Bashkia “Bajram Curri” vazhdon të ketë prej vitesh probleme higjieno-sanitare lidhur me cilësinë e tregtimit të mishit dhe të produkteve të tjera ushqimore,si perime, zarzavate, qumësht, mish, djathë e nënprodukte të tjera, për mungesë tregu të fruta-perimeve. Dhe në pikat ku tregtohet, konsumatori ankohet për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare.

Prej kohësh shërbimi i kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në varësi të bashkisë, ku ka në organikë edhe specialistë kontrolli, të cilët në bashkëpunim edhe me inspektoriatin e ushqimit kontrollojnë cilësinë e shërbimit. Po t’u hedhësh një sy pikave dhe dyqaneve ku theret dhe tregtohet mishi i bagëtive, konstaton se ato nuk kanë as kushtet minimale të kryerjes së atij procesi, që ndikon direkt tek shëndeti i popullatës. Gjithashtu mishi që tregtohet shpesh herë, nuk ka vulën e kontrollit nga specialistët.