Tropojanët: Berisha u tall me
ne, prokuroria të nisë hetimet

Tropojanët: Berisha u tall me<br />ne, prokuroria të nisë hetimet
TROPOJE - Banorët e zonës së Bytyçit kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjitshme të nisë një hetim lidhur me skandalin e ndërtimit, nga ana e qeverisë Berisha, të rrugës “elektorale” të Kam-Qafë Luzhës, me parametra tejet larg normave të përcaktuara me ligjin shqiptar.

Edhe pse ka dy vjet që është ndërtuar, segmenti nga Kami në Qafë Luzhë, në rrugën midis qytetit të Krumës dhe atij të Bajram Currit – dy qendrat e rretheve të Hasit dhe Tropojës në qarkun verilindor të Kukësit, ndodhet në gjendje tepër të rënduar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të vogla. Çarjet e asfaltit dhe gropat e mëdha e të thella janë të pranishme në të gjithë gjatësinë e tij.

Në një letër dërguar edhe kryeministrit Sali Berisha, ata kërkojnë që të ngrihet një grup i posaçëm dhe i specializuar për të verifikuar materialet e përdorura për ndërtimin e kësaj rruge, si dhe sasinë dhe cilësinë e tyre.

Nga ana tjetër, në këtë letër, banorët kërkojnë edhe që të verifikohen materialet e përdorura për ndërtimin e rrugës, nëse ato përputhen me specifikimet teknike të kërkuara ngta kontrata, megjithëse, sipas tyre, një gjë e tillë është e verifikueshme edhe me sy të lirë.

Sipas tyre, janë nisur tashmë dhjetra kërkesa, informacione e shqetësime në adresë të kryeministrit, ministrit të Transportit apo institucioneve të tjera përgjegjëse, por nuk kanë marrë ende as më të voglën përgjigje.

Banorët theksojnë se çuditen kur dëgjojnë nga goja e kreut të Ekzekutivit mburrje me “arritjet fantastike” të qeverisë, që, sipas tij, “ia kalojnë edhe ekonomisë më të madhe të Evropës, Gjermanisë”, mburrje, që, në më të shumtën, kanë të bëjnë me rruget.

“Ne çdo prononcim, kryeministri flet për rrugët. OK, por si mund të shpjegohet që, pranë nesh, është ndërtuar një rrugë,  ku duket qartazi që është vjedhur të paktë gjysma e fondit?”, theksojnë ata në letrën e tyre publike, me anë të së cilës kërkojnë hapjen e hetimit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.

Kjo rrugë, theksojnë banorët, praktikisht, është bërë e pakalueshme, dy vjet pasi janë hedhur paratë nga buxheti i shtetit, si pasojë e një tolerance kriminale nga ana e dikasterit të Olldashit dhe qeverisë Berisha.

Nje vit pas përurimit, në prag të zgjedhjeve vendore, të kësaj rruge, situata e rrugës u përkqëësua ndjeshëm, por askush nuk vuri dorë, dhe sot ajo është në një gjendje mjerane, madje të rrezikshme.

(Foto: Rruga e prishur Kam-Qafë Luzhë )

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore