TROPOJË - Prej vitesh, nga hulumtues të ndryshëm lokal dhe kombëtar kanë hedhur plane për të gjurmuar dhe eksploruar këtë zonë të panjohur të kulturës nëpërmjet objektve ende të dukshme, kryesisht në kishat shekullore.
Fshati Breg Lumi (Rajë) dhe fshati Selimaj (Gegëhysen), ndonëse me besime të ndryshme fetare, janë afërt e afër dhe kanë histori të njëjtë në gjurmimet historike të identitetit të tyre.
Në Selimaj ndodhen ende rrënojat e disa kishave, si Kisha e gatë, kisha e Lekës, Kalaja e Lekës etj. Këto dy objektet e fundit janë për karshi njëra-tjetrës. Po kështu edhe në Breg Lumi (Rajë), e njohur për numrin e kishave, ende sot janë rrënojat e tetë kishave, disa prej të cilave po ua sjellim në foto lexuesve të Shqiptarja.com.
Në kohën kur u ndërtuan këto kisha, ku regjioni ishte i fesë katolike, Princi Leka Pjetër Spani ishte i fuqishëm, sepse e fuqishme ishte dinastia e Spanëve. Leka Spani (Aleks Spani) ishte baxhanak me Sulltan Murati II, i një prej perandorive më të mëdha të kohës. Kurse Leka Spani është martuar me një nga vajzat e despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviçi, me Lisabetën apo Milicën . Kurse një vajzë tjetër e Leka Spanit, Lucia, u martua me një nga kapedanët e mëdhenj të Skënderbeut,shkruajnë kronikat e kohës.
Kjo trevë ishte e njohur, se tre princa lekë kishte: Lekë Dukagjini, Lekë Spani, Leke Zaharia. Dy kala mbajnë emrat e tyre ende sot: në Rajë dhe Gegëhysen. Këto dy vende kanë lidhjen e tyre me shekuj. Edhe një kala tjetër ka qënë në anën e përtejme të Valbonës, e flitet për kalanë e Lekë Zaharisë, që u shpërngulën në Vaun e Dejës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif
3 Gusht, 18:01
-
Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe vëllai e kushëriri i tij
3 Gusht, 17:56
-
Lojërat Olimpike, kërcënohet me vdekje drejtori artistik i “Darkës së fundit”! Macron: I tronditur
3 Gusht, 17:41
-
KPK edhe pak muaj mandat, bilanci 6 vjeçar i vetingut! Nga 783 vendime u konfirmuan ne detyre 358 magjistratë
3 Gusht, 17:28
-
Lufta/ Washington dhe Londra u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Libani sa më parë! IDF: Godet bazën e Hamasit në Gaza
3 Gusht, 17:13
-
Garda e Iranit: Lideri i Hamasit u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi
3 Gusht, 17:09
-
'Pjata e Harvardit', kjo është dieta me ekuilibrin perfekt
3 Gusht, 16:49
-
Paris 2024/ Dyshja çeke fiton medaljen e artë së bashku, lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike
3 Gusht, 16:43
-
Aksident tragjik në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset për vdekje! Shkrumbohet nga flakët brenda automjetit (EMRI)
3 Gusht, 16:23
-
Kampet e emigrantëve në Lezhë, në Shëngjin monitorohet nga 40 kamera! 15 nga 27 vendet e BE i kërkuan Italisë të ndajë detajet e marrëveshjes
3 Gusht, 16:14
-
Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës
3 Gusht, 16:11
-
Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli
3 Gusht, 15:53