Tiranë-Një djalë 17 vjeçar është qëlluar me thikë në oborrin e shkollës nga shoku i tij, ku shkaku dyshohet të jetë ngacmimi i një femre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtjes në qytetin e Bajram Currit, në oborrin e shollës së mesme “Asim Vokshi”. Gjimnazisti i vitit të tretë, 17 vjeçari me iniciale A.I u plagos me thikë në kofshë nga shoku i tij me iniciale P.G 17 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa, në polici janë shoqëruar disa persona të cilët kanë qenë të pranishëm në oborrin e shkollës, si edhe shokët e klasës së autorit.
Ngjarja
Dje rreth orës 11:00 minuta, dy shokët kanë qenë duke luajtur së bashku në oborrin e shkollës së tyre. I riu me iniciale A.I kishte lënë orën e mësimit për të luajtur me shokun e tij, pasi P.G ishte nxënës në klasën paralele. Dy djemtë kanë qenë shokë që në fëmijëri dhe sipas shokëve të tyre, çdo shqetësim që ata kishin e ndanin së bashku. Por, ka qenë një konflikt i çastit mes tyre që ka çuar deri në përdorimin e thikës.
A.I dhe P.G kanë qenë të dy së bashku kur jashtë oborrit të shkollës ka kaluar një vajzë dhe djali me iniciale A.I ka hedhur fjalë ndaj saj. Ndërkohë, mësohet se më herët vajza ishte ngacmuar nga djali me iniciale P.G. Ka qenë kjo arsyeja që dy djemtë, shokë prej vitesh janë zënë me njeri-tjetrin. Sipas dëshmitarëve, djemtë fillimisht janë konfliktuar ashpër dhe me fjalë fyese. Pas kësaj, 17 vjeçari me iniciale P.G ka nxjerrë një thikë që mbante me vete duke plagosur A.I në kofshë.
Pas kësaj, autori u largua nga oborri i gjimnazit ku studionte në drejtim të paditur, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Ndërsa, denoncimi në polici është bërë nga nxënësit e tjerë të cilët ndodheshin në oborrin e shkollës. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Tropojës ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore. 17 vjeçari A.I u dërgua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar. Aktualisht, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e bluzave të bardha.
Dëshmitë
Lidhur me ngjarjen në fjalë, uniformat blu shoqëruan në ambientet e policisë disa nga personat të cilët në ato momente ndodheshin në oborrin e shkollës dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Kryesisht, të shoqëruar kanë qenë shokët dhe shoqet e klasës së 17 vjeçarit me iniciale P.G. ata janë shprehur se ndihen të habitur nga kjo ngjarje, pasi dy demtë, pjesën më të madhe të ditës e kalonin të dy së bashku. “Nuk mund ta kuptoj se si ndodhi kjo gjë mes tyre kur ata pjesën më të madhe të kohës e kalonin së bashku.
Madje, sa herë që klasa jonë është pushim, jashtë do shohësh edhe A-në i cili merr leje vetëm për të luajtur me P-në. Po të njëjtën gjë bën edhe ai sa hërë që është pushim A-ja”, ka thënë në polici një vajzë e cila ishte nxënëse në klasën e djalim te iniciale P.G. “Isha aty në momentin që P. nxori thikën nga xhepi dhe qëlloi mbi A-në. Në fillim ata ishin duke u zënë me fjalë. Nuk i kisha parë asnjë herë më parë të ziheshin, e jo më të ndodhte kështu”, ka thënë një 17 vjeçar tjetër në polici.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com