Punimet për rikualifikimin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e tregut kanë nisur këto ditë dhe pritet që puna të përfundojë në muajin nëntor.
Sipas kryetarit të bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj ky investim është financuar nga Bashkia Tropojës dhe Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal, financuar nga qeveria zviceriane.
Sipas Dushajt rikualifikimi i qendrës do t’i japë një tjetër dimension qytetit ndërkohë që ndërtimi i tregut të punimeve artizanale do të ndihmojë akoma më shumë artizanet e kësaj bashkie të cilat do të kenë mundësi që punimet e tyre ti tregtojnë dhe kështu të ndihmojnë familjet e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)